Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka takuar ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet, ku kanë diskutuar për vazhdimin e projekteve në mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ministrja Hajdari dhe ambasadori Lebet diskutuan për zhvillimin ekonomik të vendit, dhe për implementimin e projekteve dhe vazhdimin e tyre në mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ambasadori Lebet siguroi ministren që Zvicra do të vazhdoi projektet që i ka me Kosovën, duke shprehur interesim të veçantë në projektet në fushën e manaxhimit të ujërave, që sipas ambasadorit është prioritet i Zvicrës.
Ministrja theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtutjeshme të Zvicrës në mënyrë që të realizohen projektet zhvillimore që Kosova të ketë zhvillim më të mirë ekonomik dhe integrim.