Në Komisionin për Integrime Evropiane raportoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, raporton Ekonomia Online.
Ministrja gjatë raportimit tha misioni i Ministrisë së Tregtisë dhe Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është përmirësimi i mjedisit të biznesit të zhvillimit konkurrueshmërisë.
“Misioni kryesor i Ministrisë së Tregtisë dhe Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është përmirësimi i mjedisit të biznesit të zhvillimit konkurrueshmërisë dhe për të zhvilluar industrinë ndërmarrësinë dhe tregtinë në planin kombëtar për integrime evropiane dhe agjendave për reforma evropiane. Janë dy dokumente bazë të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës bën prioritizimin e objektivave. Në kuadër të saj kemi përmbushur shumë obligime të cilat kanë rezoltuar pozitivisht në raportin e fundit të Komisionit Evropian ku sipas raportit të Komisionit Evropian i cili përveq shumë arritjeve të Qeverisë në veqanti e vlerëson si kërkesë të dukshme plotësimin e kornizës legjislative në përputhje e direktivat e BE-së. Po ashtu vë në pah përmirësimin e dukshëm të mbikëqyrjes së tregut si dhe rritjen e performancës së Agjensisë për Investime. Për të plotësuar kornizën ligjore gjatë vitit 2023 janë miratuar 7 ligje 12 udhëzime administrative dhe 3 rregullore që fillojnë me ligjin për sigurinë e përgjithshëm të produkteve ligji për investime të qëndrueshme, projektligji i regjistrave përfitues, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin i ligjit për meteorologji në fazën e shqyrtimit në Kuvend. Projektligji për inspektoriatin qendror të mbikëqyrjes së tregut e miratuar nga Qeveria, Projektligji për tregti të brendshme i cili është hartuar dhe i ka kaluar të gjitha fazat e konsultimit publik dhe Projektligji për Inovacion e Ndërmarrësi i cili po ashtu ka kalu të gjitha fazat e konsultimit publik”, ka thënë Hajdari.
Ndërsa në vijim ministrja Hajdari tregoi edhe aktivitetet që po i ndërmarrin aktualisht.
“Aktivitett që jemi duke i ndërmarrë në realizmin e masave të planifikuara për vitin 2024 kuadër të planit kombëtar për integrim evropian. Te kapitulli i parë lëvizja e lirë e mallrave është miratuar rregullorja e ministrisë Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores së ministrisë me 3 gusht 2023 sa vendimit të publikimit të listës së titujve me referencat e standardeve të harmonizuar të pajisjeve elektrike të destinuar për përdorim brenda kufinjëve të caktuar, tensionit me datën 29 dhjetor 2023 kemi miratuar vendimit me listën e standardeve të harmonizuar të pajisjeve elektrike të destinuara për përdorim brenda kufinjëve të tensionit”, ka thënë Hajdari.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka pyetur ministren Hajdari në lidhje me intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale, në lidhje me rezervat shtetërore.
“Për anëtarësim, ju para disa ditëve jeni ftuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rezervat shtetërore. Jeni marr në pyetje dhe keni qenë e ftuar si e pandehur është mirë të na tregoni cila është e vërteta. Unë jam këtu ministria, është këtu le të përgjigjet a ka qenë a s’ka qenë le ta dinë qytetarët”, ka thënë Krasniqi.
Ministrja Hajdari ka theksuar se Kosova me politikën tregtare tatimore anti korrupsion është e para në rajon në raportet për arritjet demokratike.
“Kosova me politikën tregtare tatimore anti korrupsion është e para në rajon në raportet për arritjet demokratike ju çka po ju referoni nuk qëndron në përgjigjen time sa i përket pyetjes së prokurorirve unë sot jam në raportim për procese të intergimit evropian. Kam qenë kam hyrë haptaz para publikut. Nuk punoj me psikologjinë tuaj të pasqyrës unë jam e hapur për çdo pyetje kur të intervistohem tregoj”, ka thënë Hajdari.