Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla
dhe anëtarët e tjerë të Kabinetit Qeveritar, të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, të premten, me rastin e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, bënë homazhe te shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, shtatorja e heroit Zahir Pajazit dhe Memoriali i NATO-s në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ministrja Haradinaj – Stublla theksoi se kjo ditë është moment nderimi dhe kujtimi për çlirimtarët.
“21 vjetori nga Dita e Çlirimit, është moment nderimi, kujtimi dhe përkulje për çlirimtarët tanë.” tha Ministrja Haradinaj – Stublla.
Dita e Çlirimit të Kosovës – 12 Qershori, është ditë e veçantë në historinë e Kosovës së sotme, që u krijua me sakrificën sublime të popullit shqiptar të Kosovës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe humanizmin e botës së përparuar, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera demokratike.
Ajo mori pjesë edhe në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës e thirrur për shënimin e kësaj date, ndërsa gjatë ditës do të ketë komunikim edhe me disa nga personalitetet që dhanë kontribut kyç në çlirimin e Kosovës.