Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajt, e cila ka humbur tre anëtarë nga një aksident në Zvicër.
Shefja e diplomacisë kosovare ka vizituar sot Rahovicën e Ferizajt për t’i shprehur ngushëllime familjes Krasniqi, e cila humbi tre anëtarë në një aksident komunikacioni.
Postimi i ministres Haradinaj-Stublla:
“Javë e trishtë për mërgatën tonë!
Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAK-së në Ferizaj z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.