Ministres Haxhiu, komunikata e Prokurorisë së Shtetit i duket sikur ajo nga Beogradi

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas një komunikate të Prokurorisë së Shtetit që i kishte kërkuar kolegut të saj, Xhelal Sveçla të mos i jepte karakter politk dhe të mos merrte merita për aksioni e kryer sot në Brezovicë.

Haxhiut i është dukur ky reagim sikur ai që kishte ardhur në mëngjes nga Beogradi zyrtar.

POSTIMI I PLOTË:

E papranueshme komunikata nga zyra e Prokurorit të shtetit kundrejt Ministrit Xhelal Sveçla sidomos kur një i ngjashëm erdhi në mëngjes nga Beogradi!

Zyra e Prokurorit të shtetit, nuk reagoi ndaj Vuçiqit e Petkoviçit të cilët tërë ditën thanë se arrestimet në Shtërpcë janë politike, por në mbrëmje Prokurori i shtetit reagoi ndaj një statusi të Ministrit Sveçla duke e akuzuar se po përzihet në punët e prokurorisë dhe po i jep ngjyrim politik zhvillimeve të sotme.

Shtrohet pyetja se ku ishte prokuroria deri sot? Pse nuk vepruan më herët por vetëm pasi u dëmtua një pjesë e madhe e Brezovicës?

Pse nuk vepruan më herët kur ish zyrtarë të lartë duke nisur nga ish presidentë, ish kryeministra e ish ministra dhe udhëheqës të institucioneve shumë të rëndësishme në vend ndërtuan villa në Brezovicë?

Kush i pengoi këto hetime?

Qeveria jonë i ka hapur rrugën zbatimit të ligjit dhe e ka të drejtën e plotë legjitime që të përshëndes secilin veprim kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto nuk janë ndërhyrje. Punën e prokurorisë e kanë penguar ndërhyrjet e shumta në sistem si pasojë e të cilave nuk ka pasur veprime serioze në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/prokurori-i-shtetit-reagon-ndaj-deklarates-se-ministrit-te-puneve-te-brendshme/

Të ngjashme