Ministrja Hoxha në Belgjikë për të kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 14:07 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ka takuar zyrtarë të Belgjikës, të cilët kanë ndikim në procese me interes për vendin si dhe për liberalizimin e vizave.

Sot, Ministrja Hoxha takoi Sekretarin e shtetit për Azil dhe migracion, z. Theo Francken, me të cilin diskutoi për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, si dhe kërkoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Pasi e njoha Z. Francken me të arriturat dhe sfidat e procesit integrues, fokus i diskutimit ishte liberalizimi i vizave dhe kërkesa për mbështetjen e Belgjikës në te gjitha instancat e institucioneve përkatëse”, deklaroi Ministrja Hoxha, duke shtuar se të gjitha kushtet e vëna për Kosovën janë plotësuar, andaj edhe presim rekomandim pozitiv dhe përkrahje nga vendet mike si Belgjika.

Ministrja kryesisht u fokusua në njoftimin e Sekretarit të shtetit sa i përket gjendjes aktuale të migrimit të qytetarëve në Belgjikë, masat legjislative që ka marrë Kosova për të ndaluar migrimin ilegal dhe siguroi Sekretarin e shtetit se qytetarët e Kosovës nuk do ta keqpërdorin liberalizimin e vizave.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme