Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e 19 vjetorit të Masakrës së Reçakut, për të cilën ka theksuar se “kjo ngjarje e rëndë zgjoi reagimin e botës demokratike, duke u shënjuar si ditë e tmerrit dhe dëshmisë së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminal”.
Ministrja Hoxha ka shkruar se “institucionet, në partneritet të ngushtë me aleatët tanë, çdo ditë me përkushtim do të jetësojmë lirinë tonë, duke u bërë pjesë e vlerave euro-atlantike, faktor i paqes dhe mirëkuptimit, duke mos e harruar të djeshmen tonë”.
Postimi i plotë i Ministres Dhurata Hoxha:
“Sot, në 19-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kujtojmë me nderim martirët e lirisë. Kjo ngjarje e rëndë zgjoi reagimin e botës demokratike, duke u shënjuar si ditë e tmerrit dhe dëshmisë së fytyrës së vërtetë të regjimit kriminal.
Këtu, ngjau kthesa e madhe, pas përpjekjeve të vazhdueshme të popullit tonë për liri, përkushtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dhimbjes së madhe njerëzore si kjo në Reçak. Faktori ndërkombëtar u bë unik se rruga jonë e vetme ishte çlirimi.
Institucionet, të gjitha së bashku, në partneritet të ngushtë me aleatët tanë, çdo ditë me përkushtim do të jetësojmë lirinë tonë, duke u bërë pjesë e vlerave euro-atlantike, faktor i paqes dhe mirëkuptimit, duke mos e harruar të djeshmen tonë.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”