Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka shpërndarë dhurata për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në Fushë-Kosovë.
Me këtë rast, Hoxha uroi që ky vit të jetë i mbarë për të gjithë qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Shfrytëzoj rastin që t’iu uroj një vit më të mirë për të gjithë fëmijët. Shpresoj që ky vit të jetë një vit kur qytetarët të lëvizin të lirë. Sot ndihem shumë e lumtur që jam në mesin e fëmijëve, ambient i cili më bën të kthehen mbrapa dhe të kujtoj sa shumë iu jemi gëzuar festave”.
Ajo shtoi se Kosova, këtë vit ka avancuar drejt përmbushjes se agjendës evropiane.
“Ne kemi pasur suksese si shtet; kemi mbajtur dy palë zgjedhje të cilat janë vlerësuar lart. Kemi themeluar qeverinë, dhe po ashtu kemi avancuar drejt përmbushjes se agjendës evropiane drejt reformave”, tha ajo.
Ridvan Gashi, aktivist nga komuniteti rom, tha se shpreson që bashkëpunimi me Ministrinë e Integrimeve të vazhdojë edhe viteve të tjera.
“Ne emër të komunitetit rom dhe në emër të fëmijëve e falënderoj qeverinë dhe ministren që sot ka ndarë kohë dhe është në mesin tonë. Është bashkëpunim 7-vjeçar dhe i falënderojmë që Ministria e Integrimeve është bashkë me neve”, tha ai.