Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën, me të cilin diskutoi për procesin integrues dhe komponentët për këtë proces.
Pas takimit, Ministrja Hoxha ka cekur se “interesi i qytetarëve tanë mbrohet më së miri kur ne i zbatojmë marrëveshjet dhe dakordimet me BE-në”.
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
Në takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën, diskutuam për çështjen e emigrimit ilegal, riatdhesimin e qytetarëve tanë, sigurisë së dokumentacionit dhe kufirit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si komponentë të rëndësishëm gjatë vlerësimit të procesit integrues.
Ne kemi dëshmuar sukses në zbatimin e MSA-së, përshpejtimin e reformave nga Agjenda Evropiane si dhe 95 kërkesat që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Interesi i qytetarëve tanë mbrohet më së miri kur ne i zbatojmë marrëveshjet dhe dakordimet me BE-në.