Ministrja Hoxha viziton Gjykatën Themelore në Gjilan

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 13:46 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar Gjykatën Themelore të Gjilanit, ku është pritur nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj Gjykate, Afrim Shala.

Kjo vizitë po bëhet në kuadër të vizitave në Gjykatat Komunale, raporton Ekonomia Online.

Këto vizita kanë për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Pas takimit ministrja Hoxha dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës, Shala do të prononcohen për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme