Ministrija e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci priti në takim anbasadorin e Italisë, Antonello De Riu me të cilin ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit me Republikën e Italisë, duke qenë se Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës.
Ministrja Nagavci ka falënderuar ambasadorin De Riu për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës në fushën e arsimit dhe ka kërkuar përkrahje të mëtutjeshme profesionale të Qeverisë së Italisë.
Ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, tha se arsimi dhe teknologjia janë shtyllat kryesore nga të cilat varet zhvillimi i një vendi, ndërkaq theksoi se Kosova do të vazhdojë të ketë përkrahjen e Italisë edhe në të ardhmen.