Në një atmosferë mirënjohëse dhe tejet falënderuese Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj takoi ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Duke falënderuar shtetin gjerman për kontributin e dhënë për Kosovën në rrugën e saj për liri, pavarësi e shtet ndërtim Ministrja Reshitaj njoftoj Ambasadorin gjerman me prioritetet dhe projektet që planifikon të realizojë ministria që ajo drejton.
Trajtimi i mbeturinave dhe shndërrimi i tyre në gaz, energji dhe ngrohje qendrore, krijimi zonave të gjelberta, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve te lumenjve, reduktimi i ndotjes së ajrit, trajtimi i ujërave të zeza, ruajtja e trashëgimisë, legalizimi i ndërtimeve pa leje e zbatimi i kornizës ligjore të kësaj ministre janë disa nga projektet që do ti realizojmë deklaroj ministrja Reshitaj. Reshitaj vlerësoj lartë edhe kontributin e fondacioneve gjermane si GIZ-in në fushën e mbeturinave dhe KFW-në ne fushën e trajtimit të ujerave të zeza.
Duke marrë parasysh nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë, e sidomos në Kryeqytet, ministrja Reshitaj e njoftoj ambasadorin me kampanjën mbi reduktimin e ndotjes së ajrit e cila do të fillojë gjatë kësaj javë, sipas së cilës planifikohen shumë aktivitete që do të reduktojnë ndotjen e ajrit.
Nga ana tjetër Ambasadori gjerman falënderoi ministren për te gjitha informacionet dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit që përfaqëson në përkrahjen e pa rezervë në realizimin e këtyre projekteve.
Ai u shpreh i gatshëm që të merr pjesë në kampanjën për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ne aksione të tjera që kanë synim krijimin e një mjedisi të pastër, të një shteti me bukuri te shumta natyrore siç është Kosova.