Në ditën e mësuesit, ministrja Reshitaj vizitoi shkollën “7 Marsi” në Suharekë 

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 17:38 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka vizituar shkollën fillore “7 Marsi”, në Suharekë me rastin e ditës së mësuesit. Ajo është shprehur e emocionuar pas rikthimit në objektin ku ajo kishte nisur shkollimin e saj.

“Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, erdha në vizitë në vendin ku mora hapat e parë të shkollimit dhe edukimit tim, për t’i uruar këtë festë mësuesve e arsimtarëve të shkollës fillore “7 Marsi”, tha Reshitaj.

“Ju faleminderit për kontributin tuaj  të jashtëzakonshëm  në edukimin e shumë brezave  të rijnë, të cilët falë këtij edukimi kontribuan në shtetndërtimin tonë. Njëkohësisht dua  t’iu  urojë gjithë mësimdhënësve  ditën e tyre, 131 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, duke falënderuar për punën e tyre të pa lodhshme, në procesin e mësimdhënies. Mësimdhënësit janë arkitektet e shoqërisë,  puna dhe kontributi i tyre meriton çmimet më të mëdha të vlerësimit”.

Ministrja e shoqëruar edhe nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar gjimnazin “Jeta e re” ku është mirëpritur nga profesorët dhe drejtuesit e kësaj shkolle.

Vizita e ministres Reshitaj ka vazhduar edhe në Bibliotekën e qytetit ku ishte organizuar ndarja e mirënjohjeve për mësuesit e pensionuar.

Në këtë aktivitet ministrja u takua edhe me ish-kujdestarin e klasës, Ramadan Shala, para të cilit lexoi edhe një poezi kushtuar atij, të shkruar më 1997.

MËSUESI

Në sytë e tu shoh ardhmërinë time

Në rrudhat e ballit t’i numëroj vuajtjet

Në Vetullat e mvrejtura urrejtjen e kohëkeqës


Në sytë e tu një jetë e tërë kristalizohet

Nga buzët tua

Për të qindtën herë dëgjova fjalën Liri.


Çdo ditë nga një rrudhë ta stolisë fytyrën

Çdo ditë nga një lot i vakët në zemër 

Çdo ditë nga një vragë t’i përtërin forcat!


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme