Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, sot ka mbajtur një takim me ambasadorët e anëtarëve të Këshillit të Evropës.
Kështu është njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtare të ministrisë në Twitter, ku shtohet se, këto takime, shkëmbime janë të dobishme, shkruan lajmi.net.
Tutje shtohet se, Kosova si një vend evropian dhe demokratik e meriton të jetë anëtare me të drejta të plota në Këshill të Evropës.
“Një mëngjes shumë produktiv. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Gervalla Schwarz priti një mëngjes për ambasadorët e anëtarëve të Këshillit të Evropës. Shkëmbime të dobishme. Të qenit i hapur dhe i guximshëm është rruga përpara. Si një vend i vërtetë evropian dhe demokratik, Republika e Kosovës meriton të jetë anëtarja e radhës me të drejta të plota në KiE”, thuhet në njoftim.
A very productive morning. DPM/FM @gervallaschwarz hosted a 💼 breakfast for @coe members’ ambassadors. Useful exchanges. Being open and courageous is the way forward. As a true European & democratic country, Republic of Kosova deserves to be the next full-fledged member of CoE. pic.twitter.com/5JIYJNwMw6
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) June 23, 2022