Politikania Maria Elena Boski e ka gjetur veten papritur në qendër të një skandali të radhës mediatik, pasi një gazetë në Itali e sërish lidhur me qasjen sensuale të saj.
Që kur është emëruar ministre e Reformave nga kryeministri Mateo Renci, avokatja 35-vjeçare ka marrë faturën kryesore të sulmeve për reformat kryesore politike në vend.
Por pavarësisht arritjeve të saj politike, Boski mbetet shënjestra e kritikave të shtypit për shkak të rinisë së saj dhe pamjes seksi.
Kur ajo veshi një kostum blu në ceremoninë e betimit të Rencit në shkurt 2014, një gazetë e krahasoi atë me personazhin superheroi Marvel i “Captain America”. Tani shtypi konservator nuk është i kënaqur me veshjet e saj, të cilat sipas tij tregojnë shumë nga hiret e saj për postin politik që mban.