Ministrja e barazisë në Spanjë, Irene Montero ka dalë pozitive me coronavirusin dhe është karantinuar së bashku me partnerin e saj, zëvendëskryeministrin dhe drejtuesin e Podemos, Pablo Iglesias,.
“Të gjithë anëtarët e qeverisë do t’i nënshtrohen testimit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë spanjolle ku theksohet se rezultatet do të publikohen më vonë gjatë ditës.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të zhvillojë të gjitha takimet përmes video-konferencave duke filluar nga sot pasi Montero u diagnostikua me coronavirus, raportojnë mediat e huaja.