Ambasadori Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë të brengosur për situatën e fundit në Kosovë.
“Është një e drejt legjitime, e vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria për këtë që po ndodh. Njerëzit janë tepër të shqetësuar por edhe një zhgënjim për qëndrimin që mban Serbia, është diçka e papranueshme dhe diçka kundër rendit”.
Minxhozi në intervistën Ballë për Ballë në Klan Kosova, është shprehur se Shqipëria asnjëherë nuk ka qenë spektatore në ndodhitë politike në Kosovë.
“Shqipëria ka pasur gjithmonë një qëndrim konstruktiv, duke nxitur dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo tregon që Shqipëria ka pasur një fokus për përmirësimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.
Sipas tij, këto ngjarjet e fundit siç është treni, arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt e treni, kanë ngritur shqetësimet e të gjithë shqiptarëve.
“Këtij turri i duhet të marr fund, sepse është së pari kundër interesave të Serbisë, në radhë të dytë nuk të mund të shkojnë përpara pa normalizuar marrëdhëniet me Kosovën që e ka partnerë të mirë në ekonomi. Serbia nga njëra anë zhvillon biznes, e nga ana tjetër nxit elemente që nuk i përkasin kësaj kohe. Ka shqetësim sepse këto akte shkojnë kundër tendencës evropiane, kundër tendencës për bashkëjetesë, dërgimi i një treni aspak nuk flet për paqe, por jep sinjale për një shqetësim real”.
Ai ka thënë së Shqipëria është duke e ngritur zërin për këto ndodhi në Kosovë.
“Rastin e fundit jo më pak se 12 orë më pak, Shqipëria në Këshillin e Evropës ka ngritur zërin me forcë për atë që po ndodh në kufirin verior”
“Baza e re do të thotë duhet një rivitalizim i dialogut, e toleranca e Prishtinës ndaj Beogradit duhet të ridizejnuar”.
Por si do të vepronte Shqipëria nëse në Kosovë do të kishte ndonjë konflikt të mundshëm?
“Ne jemi shqiptarë, dhe do të reagojmë si shqiptarë. Nuk ka Shqipëri e Kosovë por ka shqiptarë, jemi një komb dhe kemi detyrime për bashkëkombësit tanë”.