Miqësorja Kosovë-Shqipëri po shihet si mundësia ideale që mbrojtësi kuqezi Mërgim Mavraj të përcaktohet për të ardhmen e tij në karrierë.
Futbollisti më nuk bën pjesë në planet e Hamburgut dhe në miqësoren e sotme mund të gjejë një vend të ri pune, sipas “OneFootball”.
31-vjeçari s’ka luajtur për Hamburgun që nga 17 shkurti dhe ai pritet të vazhdojë karrierën jashtë Gjermanisë.
Ditë më parë u raportua se Mavraj do të vazhdojë karrierën në Al-Ettifaq të Arabisë Saudite.