Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar festimin e ditëlindjes së 75 të ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani”, në Fushë-Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Para mysafirëve është prezantuar dhurata që do t’i dërgohet Clinton dhe e cila është e punuar në mënyrë shumë profesionale në punishten e Kompanisë “Finesa Jewerly” në Prishtinë, pronë e Enver Pakashtica.
Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi tha se shkronjat e emrit e mbiemrit të presidentit janë nga ari i pastër të punuara enkas dhe të vendosura në një dru me dizajnë shumë ekskluzivë.
Sipas tij, ky organizim dëshmon për falënderimin që kanë qytetarët e Kosovës për Clintonin dhe ndihëm e tij.
Ai më tej ka shtuar se duhet që të ruhen marrëdhëniet me ShBA-në si aleati më i fuqishëm i Kosovës.
“Ky është viti i 18 që po e organizojmë, kemi pas qëllime shumë sublime. Përmes këtij veprimi falënderojmë ShBA-në që ka qenë aleatë dhe na u ka gjend në ditët më të vështira”.
“Amerika është aletë strategjik, të jemi të kujdesshëm, ta dimë kënd e kemi pas aleatë në kohën më të vështirë, e kënd e kemi aleatë edhe sot. Ky personalitet identifikohet me lirinë tonë”.
Amir Pllana, drejtor i Gjimnazit “Hivzi Sulejmani”, tha se në kohën e vuajtjeve më të mëdha Amerika është gjendur përkrah Kosovës.
“…në kohë e vuajtjeve të Kosovës Nëna Terezë i drejtohet presidentit për ndihmë Kosovës, kurse ai kishte shkuar te varri dhe i kishte thënë unë e kryejta amanetin. Zoti e bekoftë Amerikën”.
Enver Pakashtica, tha se tha se është i lumtur që po kontribuojnë për personin që ka dhënë shumë për Kosovën, raporton EO.
Kurse tortën e ka prerë një vajzë 5 vjeç, Ami Veliu nga Ferizaj.