Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e së enjtes ka miratuar strategjinë për “Sigurinë e Kosovës”, për të cilën kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se garanton sigurinë e qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO, raporton Ekonomia Online.
Ai po ashtu tha se më këtë Kosova tregon që ka për qëllim fqinjësinë e mirë.
Është iniciuar strategjia dhe është mbështetur nga partnerët tan strategjik. Kjo garanton sigurinë e qytetarëve nga jashtë e brenda. Anëtarësimin në NATO e BE si dhe sigurimin në aspektin mjedisor, social, ekonominë e tregut Definon politikat e sigurisë së mbrojtjes dhe konfirmon që Kosova ka për qëllim fqinjësinë e mirë”, tha Hoti.
Anton Quni, ministër në detyrë i Mbrojtjes , tha se kanë arritur marrëveshje me disa shtete për ngritjen e sigurisë.
“Ministria e Mbrojtjes ka arritur 15 marrëveshje më shtete të ndryshme me qëllimin rritjen e sigurisë. Ndryshimi i mandatit ligjor të policisë ushtarake që do të shtojë një vlerë të shtuar për FSK. Poashtu do të kontribuojë në sigurinë publike. Si propozues për aprovimin e strategjisë së mbrojtës së Kosovës e them shkurt se kjo ndihmon në sistemin e mbrojtjes së vendit. Strategjia e mbrojtës paraqet kornizë konceptuale për mbrojtjen dhe parimet e saj. Përcakton qëllimet bazuar në sfidat dhe rreziqet që i kanosen vendit”, tha Quni.