Miratimi i simboleve, parakusht për asociacionin

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 08:10 | Nga

Katër komunat veriore po e përmbyllin një mandat të qeverisjes duke i rezistuar miratimit të stemës dhe simboleve komunale.

Komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçani dhe Zubin – Potokut vazhdojnë të funksionojnë pa vula komunale derisa shkresat zyrtare lëshohen vetëm me nënshkrim të kryetarëve.

Kjo është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin për vetëqeverisjen lokale, akte këto të cilat përcaktojnë mënyrën e funksionimit të komunave.

Për të përmbushur këtë obligim, tani Qeveria e Kosovës e ka kushtëzuar nisjen e draftimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe me miratimin e simboleve komunale.(Koha Ditore)

Të ngjashme