Miratohet lista me shfrytëzuesit e tokave të ndërmarrjes së re “AgroKosova”

Prishtinë | 23 Maj 2022 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit aprovoi sot listën e shfrytëzuesve të tokave bujqësore në pronësi të ndërmarrjes së re “Agrokosova” për periudhën njëvjeçare dhe periudhën sezonale (gruri), duke pasur parasysh afatin kohor të kufizuar për ndarje të subvencioneve të shpallur nga Ministria e Bujqësisë.

Gjithsej janë 24 qiramarrës që do të kenë në shfrytëzim rreth 472 hektarë tokë e mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore, si vreshta, grurë e kaqë, për çka edhe do të mund të aplikojnë për ndihma financiare në Ministri të Bujqësisë.

Vendimi për të vazhduar me kontrata të reja është në përputhje me zotimin e Bordit të Drejtorëve të dhënë në kohën e tërheqjes së aksioneve nga ish-blerësi i “Agrokosovës” dhe kthimin e ndërmarrjes nën administrimin të AKP-së, se punëtorëve dhe shfrytëzuesve të tokave do t’u vazhdohen kontratat nga AKP, në përputhje me interesin e ndërmarrjes për të bashkëpunuar me bujqit me qëllim të funksionimit sa më të mirë të saj dhe zhvillimit të bujqësisë.

Ndryshe, ndërmarrja e re “Agrokosova” është nën administrimin e drejtpërdrejtë të AKP-së.

Të ngjashme