Kabineti qeveritar ka miratuar Nismën për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare Trepalëshe, ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar për IPA ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se përmes IPA-së synohet bashkëpunimi rajonal në mes zonave kufitare, kjo marrëveshje duhet të hapet për promovimin e ekonomisë në mes këtyre vendeve tre paleshe.
“Programi IPA synon bashkëpunimin rajonal në mes zonave kufitare, kjo marrëveshje duhet të hapet për promovimin e ekonomisë në mes këtyre vendeve tre paleshe. Pas financimit do vazhdojmë me hapat tonë dhe të ushtrojmë marrëveshjen”, tha ajo.
Hoxha ka njoftuar Kabinetin Qeveritar për Raportin mbi Zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit gjatë periudhës janar-mars 2019.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se rreth 70 për qind të masave legjislativë nuk janë plotësuar.
“Masat legjislative, 25% të masave janë plotësuar , rreth 70% të masave nuk janë plotësuar dhe kërkojnë të zbatohen. Kërkoj të vazhdoj zbatimi i MSA-së në afatet e parapara siç janë kërkuar dhe të ketë përgjegjësi më të lartë sepse këtë vit zbatimi i masave është më i larti se sa vitin e kaluar”, tha Hoxha.