Miratohet paketa anti-shpifje në Shqipëri

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Shqipërisë e ka miratuar paketën anti-shpifje. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka sqaruar se kjo paketë rregullon disa ligje kryesore për shërbimet e medias dhe sipas saj, në asnjë dispozite nuk cenon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut.

Ajo ka sqaruar se, paketa është hartuar edhe me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë, OSBE dhe BE, duke shtuar se çdo media online jo vetëm që do të regjistrohet por duhet të bëjë publik edhe pronarët e saj, shkruan Top Channel.

Për Gjonaj kjo paketë do të sigurojë procedura të shpejta administrative mbi trajtimin e ankesave dhe gjithashtu do të ketë një reagim të shpejtë të institucioneve publike.

Sherbimet mediatike online do të monitorohen nga AMA.

Të ngjashme