Miratohet plani i veprimit që parasheh përmirësimin e llogaridhënies së parasë publike

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 11:48 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt ka miratuar vendimin për rishikimin e Planit të veprimit 2019-2020 për zbatimin e strategjisë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike 2016-2020, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ministria e tij e ka marrë me prioritet zbatimin e kësaj agjende.

“Ministria e Financave rishikimin e strategjisë dhe planin e veprimit e ka marrë me prioritet të lartë në zbatimin e agjendës së strategjisë për reformën e menaxhimit të financave publike. Kjo përfshinë masat konkrete për të përmirësuar llogaridhënien e parasë publike”, tha ministri Hamza.

Të ngjashme