Ekipi negociator ka miratuar platformën për Dialogun, raporton Ekonomia Online.
Kjo u bë e ditur pas takimit të Ekipit Negociator, ku bashkëkryesuesi i Dialogut, Fatmir Limaj, tha se kanë marrë parasysh debate dhe qëndrime politike dhe janë bazuar në dokumentet që është ndërtuar Republika e Kosovës.
“Kemi bërë një punë të pandalshme nga gjithë anëtarët. Sot kemi marrë sugjerimet e krerëve të shtetit dhe përfundimisht ne e miratuam me konsensus platformën që do të dërgohet nesër e cila do paraqes qëndrimin zyrtar të Kosovës në dialogun për njohjen që mund të ndodh me Serbinë”, tha Limaj.
Në anën tjetër, bashkëkryenegociatori tjetër i Ekipit të Dialogut, Shpend Ahmeti, tha se nesër në orën 10:00, platforma do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës, që sipas tij, i hap rrugë votimit në njërën nga seancat së Kuvendit.
“Ne besojmë se në ora 10:00 do i ftojmë mediat për ta dërguar zyrtarisht te kryeparlamentari dhe pas takimit qe kemi pas do ja dorëzojmë 120 deputeteve dhe pasi të ia dorëzojmë kryeparlamentarit nuk ka arsye të mos jetë publike do ta publikojmë. Fjali për fjali i kemi diskutuar a me qenë apo jo në platformë. Në fillim thuhet se ky është qëndrimi zyrtar i Kosovës dhe është i vetmi që ne kemi karshi dialogut”, tha Ahmeti.
Ahmeti porositi edhe opozitën që ta lexojnë fillimisht platformën dhe mos të deklarohen kundër saj, pa e lexuar fillimisht raportin.
“Gjatë ditëve në vijim do të ua dërgojmë edhe subjekteve tjera opozitare ta kenë edhe ato për konsultime shtesë. Javën e ardhshme me vendos Kryesia kur me pas mbledhjen e kuvendit që të i kemi diskutimet e mirëfillta dhe një debat konstruktiv”, tha Ahmeti, raporton Ekonomia Online.
Ai përmendi tha se ka edhe vija të kuqe duke u bazuar në bazë të kërkesave që janë diskutuar në raport me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Platforma buron nga Kushtetua e Kosovës dhe është dokumenti bazë nuk dalim jashtë asaj kemi citu Kushtetutën dhe ajo është e qartë integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës është i garantuar me Kushtetutë dhe kjo është e qartë për të gjithë dhe për ne është obligim ligjor”