Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren për arsimin e lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se synohet që të implementohen rekomandimet e ekspertëve për ndryshimin e rregullores.
“Me qëllim të implementimit të rekomandimeve të eksperteve është e nevojshme që kjo rregullore të ndryshohet qe ndërlidhet me programin e Qeverisë dhe të MPB-së”, tha Mustafa.