Përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë, prioritet i BE-së

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 10:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Këshilli i Evropës organizojnë konferencën “Etika, Transparenca dhe Integriteti në Arsimin e Lartë: zgjidhje të brendshme kundrejt sfidave globale”.

Riccardo Serri, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se Kosova ka nevojë për arsim cilësor në vend pasi që shumica e popullatës është e përbërë nga të rinjtë nën 25 vjeç dhe një popullatë e tillë ka nevojë për edukim dhe arsim më të lartë dhe më cilësor, raporton Ekonomia Online.

“Arsimi ka qenë dhe është prioritet për Bashkimin Evropian dhe shpresoj që ju do ta kuptoni që përgjatë javëve, muajve dhe viteve të ardhshme të bëhet prioritet më i madh për arsimin si pjesë e agjendës evropiane dhe ne e kemi ndarë me Qeverinë e Kosovës është pjesë e planifikimt tonë financiar sepse arsimi është i rëndësishëm per ne, sepse nevoja për arsim të lartë gjithnjë është në rritje”, tha ai.

Riccardo Serri tha se në muajt e ardhshëm do të fillojnë me kampanja të ndryshme arsimore në Kosovë dhe se secili nga ne duhet të investojë në cilësinë e arsimit të lartë. Po ashtu ai shtoi se në raportin e fundit të publikuar për Kosovën janë të dhënat e gjetura dhe detajet mbi arsimin në Kosovë dhe se ai raport është pasqyra më e mirë mbi gjendjen në Kosovë dhe ndryshimeve që duhet bërë.

Arbër Geci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tha se kjo ministri është e përkushtuar mjaft shumë për ta trajtuar me seriozitet temën për etikën, transparencën dhe integritetin në arsimin e lartë.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbetet e fokosuar që të kontribuojë në këtë temë dhe si rezultat ne kemi adresuar këtë çështje duke vendosur dhe duke u bërë pjesë në arsimin e lartë ku janë të përfshira kodi i sjelljes si normë e veçantë”, tha Geci.

Geci tha se në arsimin e lartë duhet kontribuar dhe se ky projekt na ndihmon dhe na bën të vetëdijshëm edhe për keqpërdorimet që bëhen në arsimin e lartë, raporton EO.

“Duhet të fokusohemi për të kuptuar që kemi nevojë për të ndryshuar dhe investuar në këtë sistem që beson edhe profesorët edhe studentët”, shtoi Geci.

Të ngjashme