Me 46 vota për, 14 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Mbështetje nga deputetët mori edhe projektligji për Efiçiencë të Energjisë dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, raporton Ekonomia Online.