Dhoma e Posaçme lejon likuidimin për KB “Agrokultura” dhe NSh “16 Nëntori”

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 12:29 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin e gjerë publik se ka pranuar dy Aktvendime të lëshuara nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK) me të cilët mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për GJI128 Kooperativën Bujqësore “Agorkultura”, me seli në Ferizaj dhe për GJI157 Ndërmarrjen Shoqërore “16 Nëntori”, me seli në Han të Elezit.

Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raporteve Përfundimtare dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këto dy subjekte, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes Aktvendimeve i ka aprovuar këto Raporte Përfundimtare dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për KB-në dhe NSh-në e lartpërmendur.

Si rrjedhojë, pas Aktvendimeve të fundit të DhPGjSK-së, numri i NSh-ve/KB-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në terësi ka arritur në 15 ndërmarrje.

Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë për ndonjë ankesë eventuale ndaj këtyre aktvendimeve dhe pas kalimit të këtij afati këto aktvendime bëhen të plotfuqishme dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këto subjekte Agjencia Kosovare e Privatizimit do t’ia dërgoj institucioneve relevante, ashtu siç parashihet me Ligjin e AKP-së.

Të ngjashme