Debat për plotësim-ndryshimet e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Në sesionin e pasdites të debatit për Projektligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjeve për kompetencat dhe përgjegjësitë e agjencive të pavarura, morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ata të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Si përherë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Zyra e Komisionit Evropian, të SIGMA-s dhe udhëheqësit e grupit punues, që kryesohej nga  Naser Shamolli (MAP). Sipas Projektligjit, Agjencia Kosovare e Privatizimit do të jetë në kuadër të ministrisë përkatëse të zhvillimit ekonomik, si Agjenci Ekzekutive (organ qendror).

Struktura organizative e Agjencisë rregullohet me akt nënligjor, në harmoni me Ligjin nr.06/1-113  për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

Në këtë kontekst, të punësuarit në agjenci marrin statusin e shërbyesve civilë, në harmoni me Ligjin nr.06/1-114 për Zyrtarët Publik, kurse kompensimi i tyre rregullohet me Ligjin nr.06/1-111 për Pagat në Sektorin Publik. Rreth këtyre risive, që i sjellë ky Projektligj u zhvillua një debat bukur përmbajtjesor i cili do të kontribuojë në plotësimet dhe ndryshimet eventuale që do t’i ketë ky Projektligj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme