Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar Projektligjin për pijet e forta Alkoolike, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i Bujqësisë Mevludin Krasniqi tha se ky projektligj ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit.
“Ky projektligj synon të rregulloj çështjet si importimi, eksportimi, tregtimi i pijeve alkoolike. Deri më tani nuk ka pas ligj të veçantë që e ka rregull këtë çështje”.
“Ky projektligj është i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm dhe ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve”.
https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/527971951034681/