Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për Shërbimet e Pagesave, për këtë ka folur ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton Ekonomia Online.
Murati ka deklaruar se ky vendim hap rrugë për integrimin e sistemit financiar të Kosovës në zonën SEPA.
“Miratuam Projektligjin për Shërbimet e Pagesave përmes së cilit do të hapet rruga e integrimit të sistemit tonë financiar me zonën SEPA (Single Euro Payments Area)”, ka deklaruar Murati.
“Me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve”.