Komisioni për Legjislacion dhe Mandate me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovë. Ndryshimet e bëra nuk kufizojnë benefitet për presidentin e vendit.
Më këtë Projektligji hiqen kufizimin prej 5 vjet për benificione për presidentin duke i mundësuar atij ose asaj benificione të përjetshme, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, theksoi se ky Projektligj ka të bëjë me beneficionet dhe privilegjet që i gëzojnë ish-presidentët pas mandatit te tyre.
“Shqyrtimi i Projektligjit për presidentin e republikës së Kosovës, ka të bëjë me moskufizimin e benefiteve që presidenti i gëzon pas mandatit, hapësira zyre, personel të zyrës që nuk mund të jenë më shumë se 3 persona, kufizimi ka qenë në 3 vite tash është heq, kam kundërshtuar që nuk është e drejtë privilegjet e tilla që nuk janë arsyetuar”.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, theksoi se ish-presidenti duhet të trajtohet edhe pas kalimit të mandatit. Sipas tij, ish-presidenti duhet të posedojnë një rojë, një shofer dhe një sekretar.
“Ky ligj duhet të përkrahet dhe duhet të kalojë ish-presidenti apo ish-presidentja duhet të trajtohen pas 3 viteve, të ju mundësohen këto mundësi pune, është më rëndësi të trajtohen edhe më tutje”.
“Duhet me pas një shofer, një roje, edhe një sekretar që ja mbledh letrat, mendoj se ish-presidentët duhet me pas mundësi me pas një zyrë ku i vinë ish-homologët e vet”.
Deputeti i pavarura, Korab Sejdiu, tha se përderisa ka edhe titullarë të tjerë që gëzojnë beneficione edhe ish-presidenti duhet të gëzoj ato.
“Ndaj shqetësimet me përfitimet e shumët me zyrtarët e lartë, sipas nenit 83 të Kushtetutës presidenti është kreu i shtetit, dhe përderisa ka titullarë të tjerë të shtetit dhe marrin beneficone është e padrejtë ata të marrin e presidentet jo. Ka shqetësim për përfitimet që kanë ish-zyrtarët pavarësisht buxhetit modest, por nuk duhet të diskriminojmë kreun e shtetit”.
Sami Kurteshi, deputet i VV-së, edhe pse pajtohem që të ketë beneficione për presidentët, tha se nuk pajtohet për mënyrën se si përfitohen benificionet.
Ai përmendi rritjen e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj duke shtuar se po personalizohen ligjet në bazë të fuqisë politike.
“Plotësisht ka drejt Ramush Haradinaj me pas rrogën 3000 euro e Kryetari i Kuvendit 2000 euro, por mënyra si e ka bërë është e kundërligjshme, po personalizohen ligjet në bazë të fuqisë politike. Jam kundër kësaj forme të ligjeve në parim”.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, u shpreh se duhet të procedohet sa më shpejtë në kryesi për ndryshimin e ligjit.
“Kemi të bëjmë një ndryshim të një paragrafi të një neni, kemi të bëjmë me kreun e shtetit dhe është e domosdoshme që mos të humbim kohë dhe të procedohet në kryesi”.
Kurse Albulena Haxhiu, theksoi se ka kërkuar që të hulumtohen se si rregullohen beneficionet në vendet e tjera të Evropës, në mënyrë që të merret si model.
Ajo tha se rritja e pagës së kryeministrit është e paligjshme dhe ka bërë një ankesë në Angjencinë Kundër Korrupsion (AKK) për të verifikua këtë që sipas saj, është tallje me qytetarët që pagat e tyre të rritën 4% ndërsa paga e kryeministrit 100%.
“Vendimin për pagat e kam dërguar në AKK me ja rrit vetës pagën dhe qytetarëve 4% ose 16 euro, është tallje me qytetarët dhe duhet AAK të reagojë për këtë.”
Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën, u shpreh se nga vendimi për benefcione kanë përfituar më së shumti gjykatësit dhe prokurorët.
“Nuk kemi ligj të Qeverisë dhe rregull se si ngitet paga, si rregullohet paga e të angazhuarave në Qeveri, një vendim i Qeverisë është zëvendësuar me një vendim tjetër nga ku vendim kanë përfituar gjykatësit dhe prokurorët nga rritja e pagës, ka përfituar edhe Avokati i Popullit. Më së paku kanë përfituar qeveritarët, duhet të ulen të gjitha pagat me ligj dhe jo me fjalë”, tha ai.