Miratohet propozimi i Bordit Mbikëqyrës për statutin e Trepçës

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 14:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar propozimi i Bordit Mbikëqyrës për statutin e shoqërisë aksionare Trepça.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se për shkak që lidhur me draftimin e këtij statuti ka vërejtje nga sindikatat e punëtorëve të Trepçës, propozon që të procedohet draft statuti i propozuar nga Bordi Mbikëqyrës, ndërsa komentet e sindikatës të shërbejnë si informata shtesë.

Miratimin e këtij statuti e ka quajtur historike kryeministri Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, me këtë status kjo kompani do të jetë në pronësi e treta e Kosovës.

 

Të ngjashme