Raporti i punës për vitin 2016 i Trusti është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Në votimin e parë raporti morri 60 vota të deputetëve. Kurse në votimin e dytë me 66 vota për dhe 1 kundër u miratua raporti, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht kryetari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku tha se raporti vjetor për fondin e kursime pensionale i ka ardhur me kohë komisionit dhe është shqyrtuar.
Ai madje tha se LDK është kënaqur me mënyrës se si është menaxhuar ky fond.
“LDK është e kënaqur me mënyrën si janë menaxhuar 1.4 milion euro nga kursimet pensionale gjatë vitit 2016”, tha ai.
Dardan Sejdiu, nga VV, tha se raporti i këtij fondi ka informata të mjaftueshme dhe të detajuara.
Mirëpo ai tha se ky fond do të duhet të trajtohej si investitor e jo si agjencion që menaxhon me paratë në mënyrë pasive. Sipas tij,VV do ta përkrah raportin për saktësinë e jo për mbajtjen.
“E para se si krejt këto politika zhvillimore asnjëherë nuk janë përdorim në Kosovë ndonëse sipas BE ekzistojnë dhe më tutje shpërfaqja që ne si VV e kemi kërkuar. Fondet pensionale kanë investitor institucional. Ato investojnë në industri që bëjnë kthim për kursimtarët. Në fund na thuhet se ky fond menaxhon 1.4 milion euro prej të cilave 8 për qind investohen në Kosovë”.
“Na po ju themi SHBA-së që ejani investoni në Kosovë. Është një paradoks i çuditshëm. Këtyre ditëve na është bërë me dije edhe marrëveshja për termocentralin e ri. E ka bërë publike kontratën dhe aty kemi parë që kthimi do të jetë 18.5 për qind”.
“Këtë kthim ne po ia garantojmë me këtë kontratë me mekanizma që prekin drejtpërdrejt konsumatorin. Dhe qytetarëve po jua rrisim çmimin e rrymës ndoshta jo drejtë për drejtë por më vonë..këtë kthim ne mundemi me i siguri fondit pensional nëse fondin nuk e trajtojmë si fond që menaxhon në formë pasive por që rregullojmë rregullore që i mundësojnë fondit për të investuar në termocentrale e industri të tjera”.
Safete Hadërgjonaj, nga PDK tha se Fondi i kursimeve pensioanale gjatë vitit ka investuar në tregjet globale dhe se e përkrahin atë.
“Në fondin e kursimeve pensionale ka trend të rënieve të kontributeve të alokuara. Fondi i kursimeve gjatë vitit ka investuar në tregjet globale. Këtij raporti i është bashkangjitur edhe raporti i auditimit të pasqyrave financiare. Grupi Parlamentar e përkrah propozimin e komisionit për buxhet dhe Financa për miratimin e Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale 2016”.
Miratimin e raportit të Fondit të Pensioneve e përkrahu edhe aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Blerim Kuçi tha se këtë raport e vlerëson të përgatitur mirë, raporton EO.
Kthimin e investimeve në Kosovë nga ky Fond e kërkoi edhe shefi i grupit parlamentar të Nisma për Kosovës Bilal Sherifi ndonëse tha se do të përkrahim miratimin e këtij raporti.
Me 53 për 7 kundër dhe 2 abstenime është votuar raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2016.