Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje-daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.
Kjo rezolutë përmban:
– Kuvendi kërkon nga Qeveria të nisë procedurat e domosdoshme kushtetuese për marrëveshje ndërkombëtare për heqjen e kontrollit, të bëhet kjo marrëveshje menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute.
– Kuvendi i Kosovës mbështet marrëveshjet bilaterale e cila heq detyrat kufitare të dy shteteve për të udhëtuar me letërnjoftim dhe pasaporta duke lejuar që shtetasit e dy shteteve respektive të udhëtojnë drejtpërdrejt dhe pa penguar në pikat kufitare duke përfshirë moskontrollin e automjeteve me shpejtësi të reduktuar.
– Realizimi i kësaj rezolute do të bëhet duke marrë në konsideratë praktikat më të mira europiane dhe direktivat e BE-së për këtë çështje.