Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Ministri i shëndetësisë ka treguar rreth sistematizimit të vendeve të punës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
“Organizimi i brendshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe rekrutimi i stafit profesional në sigurime shëndetësore është më se i domosdoshëm. Zhvillimi i kapaciteteve njerëzore planifikohet për funksionimin e qëndrueshëm për fondin për sigurime, duke përfshirë administrimin e personelit, trajnimin, zhvillimin e stafit dhe vet fondet. Po ashtu organizimi i brendshëm i fondit do të mundësojë grumbullimin në mënyrë efektive të të gjitha mjeteve financiare për shërbime të kontraktuara nga institucione shëndetësore si dhe do të zbatoj pagesën e ofruesve të shërbimeve shëndetësore sipas obligimeve kontraktuale të fondit për sigurime shëndetësore”, tha ministri Rrahmani