Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar propozim vendimin për publikimin e veçantë në formë të shtypur në shkrimin brail të legjislacionit të publikuar në Gazetën Zyrtare i përzgjedhur pjesërisht me qëllim të ofrimit të qasjes në informim për personat e verbër, raporton Ekonomia Online.
Zv. kryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, tha se me këtë rregullohet publikimi i disa ligjeve në gazetën zyrtare me shkrimin brail.
“E rregullon publikimin e disa ligjeve që do duhej të publikohen në gazetën zyrtare me shkrimin brail. Kosova ka një mundësi të mirë që e rregullon këtë. Ne nuk e përmbushim një kërkesë të një pjese të shoqërisë, por edhe Konventën për të Drejtat e Njeriut”, tha Hoxhaj.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se me këtë hap po bëhet një punë humane.
“Është një punë humane edhe një vetëdije e ngritje profesionale”, tha Haradinaj.