Mirel Josa emërohet trajner i Prishtinës

Prishtinë | 19 Sht 2017 | 14:41 | Nga

Mirel Josa është emëruar trajner i Prishtinës vetëm pak ditë pasi kishte marrë postin e drejtorit sportiv. Një lëvizje e lajmëruar të martën nga klubi kosovar që synon të rikthehet kampion për herë të parë prej vitit 2013.

Debutimi i Josës te Prishtina do të jetë të shtunën në ndeshjen me Gjilanin. Aktualisht ky ekip renditet në vendin e dytë.

Për Mirel Josën do të jetë përvoja e parë jashtë kampionatit shqiptar. Në Superligën e Kosovës është trajner edhe Bledi Shkëmbi , i cili drejton Lirinë e Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme