Ish udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur mirënjohje për Memli Krasniqin pas dorëheqjes së tij si kryetar i PDK-së.
Në një status publik, Hoxhaj ka vlerësuar udhëheqjen e Krasniqit me integritet, qetësi dhe përkushtim, në një periudhë të ndërlikuar për vendin dhe për partinë.
“Memli Krasniqi e mbajti PDK-në të bashkuar dhe e drejtoi me dinjitet, duke ruajtur frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë. Kontributi i tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë politike,” ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar se tani është koha për të ecur përpara me unitet dhe përkushtim, duke u mbështetur në vlerat që i bashkojnë demokratët dhe në vizionin për një PDK më të fortë dhe më të afërt me qytetarët.
“Falënderim për Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tij me integritet, qetësi dhe përkushtim në krye të PDK-së. Në një periudhë të ndërlikuar për vendin dhe për partinë, ai e mbajti PDK-në të bashkuar dhe e drejtoi me dinjitet, duke ruajtur frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë.
Kontributi i tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë politike. Sot është koha të ecim përpara me unitet e përkushtim, duke u mbështetur në vlerat që na bashkojnë dhe në vizionin për një PDK më të fortë dhe më të afërt me qytetarët.”