Misioni i OKB-së në Kosovë ndihmon Malishevën me pako ushqimore e higjienike

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të përkrahjes për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës me COVID-19, misioni i OKB-së në Kosovë, sot ka dhuruar 50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.

Donacionin nga misioni i OKB-së në Kosovë e ka pranuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në emër të komunës e ka falënderuar përfaqësuesin e misionit të OKB në Kosovë, Zahir Tanin.

“Ndihmat në ushqime dhe higjienë për familjet në nevojë janë shumë të nevojshme në këtë situatë kur po përballemi me pandemi dhe kjo na ndihmon edhe neve si komunë që të përballemi me nevojat e qytetarëve, të cilët për rreth dy muaj nuk kanë pasur mundësi të punojnë dhe rrjedhimisht shumica e tyre kanë nevojë të përkrahen në forma të ndryshme”, tha Begaj me rastin e pranimit të donacionit.

Të ngjashme