MIT reagon ndaj shkrimit “Çmimi marramendës i orës së ministrit Pal Lekaj”

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Në lidhje me publikimin e artikullit “Çmimi marramendës i orës së ministrit Pal Lekaj”, nga mediumi online “magazina.al”, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, njofton opinionin se përmbajtja e këtij teksti është krejtësisht e pavërtetë, e pa argumentuar dhe tendencioze.

Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se ora të cilën e mbanë në dorë ministri Pal Lekaj, është orë e kompanisë “Richelieu Swiss”, çmimi i së cilës në treg është $ 139.99, siç edhe shihet në foton e bashkëngjitur më këtë reagim, e assesi kjo orë nuk është e markës “Rolex”, dhe nuk e mbanë çmimin “4,099 euro”, siç është shkruar në tekstin e këtij artikulli. Artikulli i mediumit “magazina.al” paraqet një të pavërtetë, është ne kundërshtim me të gjitha standardet gazetareske dhe përbënë shpifje.

Ju kujtojmë se, ministri Pal Lekaj, ka qenë gjithmonë i hapur dhe bashkëpunues me të gjitha mediet dhe gazetarët pa dallim. Rrjedhimisht, ka treguar respekt dhe konsideratë për punën e medieve dhe gazetarëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, do të ndjekë rrugët ligjore ndaj mediumit në fjalë për shpifjet që janë bërë, ndërsa i bëjmë thirrje mediumit “magazina.al”, ta fshijë artikullin “Çmimi marramendës i orës së ministrit Pal Lekaj”, dhe të kërkoj falje publike për këtë gabim profesional.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme