Policia në Mitrovicë, ka arrestuar e më pas ka liruar dy meshkuj shqiptarë.
Të arrestuarit shqiptarë ngarkoheshin me dyshimet se të njëjtit kanë sulmuar me mjete të forta viktimën mashkull, shqiptar poashtu.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktima në fjalë ka pësuar lëndime trupore i cili ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Autoritetet policore raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, një kaçavidë, dy shkopinj druri, një mjet i prehtë dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.