Mitrovicë: Drejtori i ri i Inspekcionit kërkon nga inspektorët punë dhe zbatim të ligjit

Mitrovicë | 16 Dhj 2016 | 14:51 | Nga

Drejtori i ri në Drejtorin e Inspekcionit të Komunës së Mitrovicës, Ismet Syla, ka mbajtur një takim me inspektorët komunal, nga të cilët ka kërkuar punë deri në zbatim të ligjit.

Fillimisht ai në takimin e parë ka dëgjuar inspektorët, të cilët kanë folur për problemet dhe sfidat që hasin në punën e tyre të përditshme në terren.

Drejtori Syla, pasi ka dëgjuar inspektorët, ju ka thënë atyre se ai nuk kërkon asgjë më tepër nga ata, përpos kryerjen e obligimeve që kanë marrë përsipër me rastin e punësimit dhe zbatimin rigoroz të ligjit, në mënyrë që të mbrohet interesi i qytetarëve dhe prona publike.

“Unë e di se ju keni probleme të shumta gjatë punës tuaj, madje nga persona të papërgjegjshëm keni edhe fyerje, kërcënime, shantazhe etj. Mirëpo, ju duhet të punoni shumë dhe të zbatoni rregulloret komunale dhe ligjin. Duhet të jeni në shërbim të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhin shkeljet ligjore apo dëmtimi i interesave të qytetarëve dhe pronës komunale”, ka thënë drejtori Syla, duke shtuar se të gjithë ata që shkelin ligjin dhe nuk i kryejnë detyrat me përgjegjësi, do të ndërmerren masa disiplinore dhe të tjera.

Po ashtu, ai kërkoi bashkëpunim midis inspektorëve të fushave të ndryshme dhe efikasitet në punë, si dhe bashkëpunim e koordinim të aktiviteteve me policinë e Kosovës, gjykatat dhe ndërmarrjet përkatëse publike.

Të ngjashme