Mitrovicës së Veriut sot i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.
Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se borxhi i akumuluar nga banorët e kësaj pjese ka arritur shumë të papërballueshme.
“Shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kemikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që vlera e borxhit të arrijë mbi 15 milionë euro, gjë të cilën ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë. Prandaj kjo është arsyeja e vetme e cila na ka shtyrë ta marrim këtë vendim edhe për ne të pakëndshëm”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook të enjten, nga kjo kompani rajonale.
Shërbimet komunale si uji e rryma në veri të vendit ka kohë që sfidojnë institucionet kosovare, pasi nuk po arrijnë të mbledhin pagesat.