Mjaltë dhe uthull molle, një kombinim shumë i shëndetshëm

Prishtinë | 15 Sht 2023 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Mjaltë dhe uthull molle është një nga kombinimet më të shëndetshme që mund të përdorni për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Kombinimi i të dy përbërësve është një pije tepër e shëndetshme që ndihmon tretjen, kuron dhimbjen e muskujve, dhimbjen në nyje dhe fyt, ju ndihmon të humbisni peshë, si dhe shumë përfitime të tjera.

E rëndësishme është ta konsumoni atë në baza ditore, dhe efektet do të jenë të dukshme shumë shpejt. Kjo përzierje e mahnitshme në mënyrë efektive trajton dhe parandalon infeksionet, pasi mund të shkatërrojë bakteret që shkaktojnë sëmundjet, inflamacionet dhe infeksionet.

Këto janë disa nga përfitimet më të rëndësishme shëndetësore të përzierjes së uthullës së mollës dhe mjaltit:

Trajton urthin

Ulë kolesterolin e lartë të gjakut dhe presionin e lartë

Përmirëson lëkurën, duke e hidratuar

Trajton inflamacionin

Shëron dhimbjen e fytit

Eliminon frymën e keqe

Siguron energji

Megjithatë, ju duhet të përdorni përbërës krejtësisht natyralë, organikë dhe të papërpunuar, në mënyrë që të gëzoni përfitimet e shumta të kësaj pije. Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar

1 lugë çaji uthull molle

1 filxhan ujë

Udhëzime:

Në një gotë me ujë, shtoni mjaltë dhe uthull molle, më pas përziejeni mirë.

Përdorimi:

Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes, rreth 20 minuta para vaktit të mëngjesit, me stomak bosh. Gjithashtu mund ta pini atë gjatë gjithë ditës, në bazë të nevojave dhe preferencave tuaja, shkruan bota.al. Megjithatë, përdorimi i tepruar i uthullës së mollës mund të zvogëlojë nivelet e kaliumit dhe të shkaktojë densitet të kockave, sigurohuni që gjithmonë ta merrni atë në doza të arsyeshme.

Gjithashtu, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni këtë përzierje për një kohë të gjatë, pasi ajo mund të bashkëveprojnë me barnat për diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme