Rigoni është pjesë e pandashme e shumë kurave tradicionale e natyrale në të mirë të shëndetit. Gjethet e tij janë të pasur me antioksidantë dhe flavonoidë të rëndësishëm për trupin dhe mendjen.
Antioksidantët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Këto të fundit janë kimikate të paqëndrueshme që formohen nga ushqimet dhe substancat e dëmshme.
Ato gjenden në lëkurë kur jeni të ekspozuar në rrezet e diellit, por edhe akumulohen në organe kur ekspozoheni ndaj toksinave mjedisore siç është tymi i duhanit. Me kalimin e kohës, radikalet e lira dëmtojnë qelizat, membranat e tyre dhe ADN-në.
Ato mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kronike dhe sëmundjet e zemrës. Rigoni është shumë i shëndetshëm për stomakun dhe zgjidh shumë probleme me tretjen që shkaktojnë dhembje të tij.
Kjo bimë mjekësore është efikase edhe kundër dhimbjeve të kokës, sidomos nëse kombinohet me mjaltin. Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni mjaltë me rigon, një kurë të cilën mund ta përdorni për dhimbjet e stomakut apo të kokës.
Si të përgatisni mjaltin me rigon
Për përgatitjen e këtij produkti të veçantë ju nevojitet rigon i freskët dhe mjaltë.
Mbusheni gjysmën e kavanozit me rigon të freskët ose çerekun e tij nëse keni rigon të thatë.
Më pas mbusheni kavanozin me mjaltë, përziejini mirë me lëkurë druri dhe përpiquni të eliminoni të gjitha bulëzat që dalin në sipërfaqe.
Mbylleni kavanozin dhe mbajeni atë për një muaj në një vend të ndriçuar.
Herë pas here tundeni kavanozin për të mundësuar një përzierje më të mirë të përbërësve.
Në fund të muajit kullojeni mjaltin dhe hidheni atë në një kavanoz të pastër.
Përdorimet e mjaltit me rigon
Ky mjaltë nuk është aq i ëmbël sa të përdoret për ëmbëlsira.
Megjithatë atë mund ta përdorni në gatime të kripura, kryesisht mish viçi, mish pule dhe perime furre.
Përveç përmirësimit të shijes së ushqimit, mjalti ofron edhe një dozë të fortë antioksidantësh për imunitetin sidomos gjatë stinës së virozave dhe gripit.
Nëse keni probleme me stomakun apo dhimbjet e kokës, ekspertët rekomandojnë që të merrni një lugë gjelle nga ky mjaltë, ta tresni në ujë të ngrohtë e ta pini si çaj.