Fokusi kryesor i të zgjedhurve të rinj të Parlamentit Evropian do të duhet të jetë mbrojtja e mjedisit.
Kjo është nxjerr nga një sondazh që është bërë me mbi 100 mijë njerëz, shkruan Euronews.
72 përqind e respondentëve kanë thënë se mjedisi i shëndetshëm është çështja kryesore, karshi 68 përqind e atyre që kanë thirru për një sistem të drejtë ekonomisë dhe taksave.
Migracioni dhe papunësia kanë qenë tepër poshtë, me 38 përqind, respektivisht 33.
‘Change.org’ një platformë e fushatave ‘online’ ka bërë analizën e 135 mijë e 431 votuesve nga Polonia, Spanja, Italia dhe Franca. Këto rezultate nuk janë matur nga përzierja e grupeve demografike dhe sociale në të gjithë BE-në.