Asnjë fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar ”Adem Jashari” nuk është anuluar për shkak të ndryshimeve të kushteve klimatike.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka thënë për klankosova.tv se mjegulla e cila është parë në vend, nuk ka qenë shkak i ndonjë pezullimi të fluturimeve.
Megjithatë ajo ka pranuar se është një avion nga një kompani, që ka shkaktuar vonesa fluturimi por që kjo të ketë ndodhur për shkak të një problemi teknik.
”Nuk ka të bëjë me mjegullën. Të gjitha fluturimet po realizohen, por është një avion me probleme teknike që ka shkaktuar vonesa të realizimit të fluturimit”.
Gara ka bërë të ditur se ky udhëtim pritet të realizohet në mesditën e sotme.